Gazment Bardhi

Prej javësh me skenare kaosi në Kuvend, Gazmend Bardhi thërret nesër në mbledhje grupin e Rithemelimit

12 Nëntor 2023, 21:52| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 22:53

  • Share

Gazment Bardhi do të mbledh të hënën (13 nëntor) grupin e Rithemelimit.

Mbledhja mësohet se do të mbahet në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Bardhi i ka njoftuar deputetët me anë të një mesazhi.

"Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj", thuhet në mesazhin e Bardhit.

Deputetët e opozitës, përjashtuar ata që mbështesin Lulzim Bashën prej disa javësh po bllokojnë punimet e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare, duke kërkuar Komisione Hetimore, përfaqësim në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe përgjigje për kryetarin e grupit parlamentar të PD.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?