‘Gaz-jeta’, muzike dhe humor në Lezhë! Aktori lezhjan Nikolin Delia vjen për publikun me një koncert recital

30 Dhjetor 2023, 10:18| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 10:59

  • Share

Humor dhe Muzikë! Kjo ishte mënyrë që zgjodhi aktori lezhjan Nikolin Delia, për të uruar festat e fundvitit.

Në 61-vjetorin e lindjes mjeshtri i humorit, mbajti një koncert recital të titulluar "Gaz-Jeta". Këngët, vallet dhe humori ishin pjesë e kësaj veprimtarie, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Idea për koncertin recital lindi kohë më parë dhe ky event kulturor ja arriti qëllimit thotë aktori Nikolin Delia, ndërsa në të njëjtën linjë ishte dhe regjisori Olsi Tetaj.

Koncerti recital i aktorit Nikolin Delia zgjati rreth 60 minuta dhe erdhi si pjesë e aktivitete të shumta kulturore të të organizuara me rastin e festave të fundvitit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?