Takimi i zhvilluar online

Gazheli-Minenna: Të rrisim bashkëpunimin për lehtësimin e tregtisë dhe luftën ndaj trafiqeve

12 Nëntor 2020, 15:32| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 15:35

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim online me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, Marcello Minenna.

Të dy drejtuesit vlerësuan vazhdimësinë  e forcimit të marrëdhënieve të ngushta me interes të përbashkët në fushën e asistencës së ndërsjelltë, sidomos në shkëmbimin e informacionit në kohë reale, si një proces shumë i rëndësishëm në  në luftën kundër trafiqeve të paligjshme.

Gjatë këtij takimi  u trajtuan pozitivisht rezultatet e deritanishme e projektit SEED, si dhe platforma e re për ndarjen e të dhënave dhe dokumenteve të parashikuara në Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), në lidhje me lehtësimin e tregtisë, midis  administratave të vendeve përfituese, si Shqipëri,  Bosnjë-Hecergovinë, Kosovë, Mali i Zi dhe Serbi.

Dy administratat doganore janë tashmë pjesë e projektit  “INTERREG”,(pjesë e AXIS 4), i cili synon zhvillimin e aksesit ndërkufitar, reduktimin  me 50 %  të kohës së qëndrimit  të mallrave  në portet respektive.

U shqyrtuan  perspektivat për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të programit TAIEX, në fushën  e inteligjencës, laboratorët  dhe në fushën e shkëmbimit të informacionit.

Ky takim i drejtorëve të përgjithshëm u organizua në kuadër të raporteve shumë të mira që karakterizojnë marrëdhëniet midis Administratave Doganore të dy vendeve.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?