Gazetarja që për 4 vjet mposhti kancerin e gjirit! 34 vjeçarja tregon ‘ferrin’ me sëmundjen e rëndë

12 Tetor 2022, 21:47| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 21:55

  • Share

24 vjeçe mësoi se diçka nuk shkonte mirë me shëndetin e saj. Nga një vizitë rutinë dhe disa të tjera më pas Nertila Haxhia gazetare u diagnostifikua me kancer gjiri.

“Gjithë jetën kisha dëgjuar që tumori I gjirit kap moshat rreth 30 e lartë, por pastaj nëse më pyet sot pas leximeve të shumta që kam bërë , e di që kap dhe moshat e reja. Madje dhe fëmijët e meshkujt, që unë nuk e dija në moshën 24-vjeç. Ka qenë një kontroll rutinë, vunë re diçka që ishte një mbledhje e lehtë ujore që nuk ma thane që ishte tumor, por me kalimin e viteve u përsërit dhe u bë e dukshme në moshën 28 vjeçe.”- u shpreh ajo.

Lajmin e përjetoi me shumë panik e shqetësim, deri në fazën që iu desh të kërkojë ndihmë për shëndetin mendor në spital

'Traumë e kam patur për disa vite. Faktin që mund të më rikthehej, faktin që mund të mos shërohesha saqë kaloja nga një klinikë private te tjetra dhe nuk tregoja fare se e kam bërë para 5 muajve, vetëm që mos merrja vesh që ka ndryshuar diçka. Rreth 6 muaj jam kuruar në spitalin psikiatrik për shkak të gjendjes që përjetova.'- u shpreh ajo.

Më përmirësimin e shëndeti mendor, Nertila iu përkushtua luftës kundër sëmundjes së kancerit të gjirit .

“Pastaj fillova me disa kontrolle të tjera dhe kam rritur ta eliminojë këtë fazë mes të parës e të dytës me rrezatim. Në fillim kam bërë mjekime hormonale dhe faza përfundimtare ka qenë rrezatimi dhe nëse nuk do të shkonte mire rrezatimi unë do t’i nënshtrohesha kirurgjisë.'- tha ajo.

Pas 4 vite përballje me sëmundje, e reja thotë se tani ndjehet mirë dhe u është kthyer ditëve normale.

“Puna të mban gjallë”.- u shpreh Haxhia.

Përmes Report Tv ajo ka edhe një mesazhe për gratë në muajin rozë

“Gratë bëhen të forta duke e kërkuar zgjidhjen në forma të ndryshme. Unë gjeta formën time pse u bëra e forte. E gjeta formën time, ndryshova stilin e jetës.'- përfundoi ajo.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?