Gazetarja Juli Ndriko për Report Tv: Aksidenti tragjik në Greqi më i fuqishmi deri tani, nuk ka sisteme hekurudhore të zhvilluara, 20 trupa të karbonizuar

1 Mars 2023, 18:39| Përditesimi: 1 Mars 2023, 18:46

  • Share

Gazetarja Juli Ndriko tha për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se 8 shqiptarë kanë qënë në tren në momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej tyre është në spital duke marrë mjekimet e nevojshme, por është jashtë rrezikut për jetën. Ajo theksoi se ky aksident mund të mos kishte ndodhur nëse sistemi hekurudhor do ishte i zhvilluar dhë i mirëmbajtur. Ajo tha se ka pasur buxhet për investime, por aksidenti tragjik ndodhi sepse të gjitha sistemet e përdorura nuk janë digjitale, por kontrrollen ,anualisht nga punonjësit.

“Në greqi kanë ndodhur edhe aksidente më të rënda si rastët e vitit 1999 ose rasti pas tij, në vitin 2002 ku mbetën të vdekur 21 nxënës së shkollave të mesme. Ajo ishte tragjedia më e madhe e ndodhur para aksidentit të sotëm.  Kjo tragjedi ka marrë dhe frymë politike ku ministri i transportit ka dhënë dorëheqjen dhe kryeministri i Greqisë ka lajmëruar flamurin e Greqisë në gjysmështizë. Janë 40 të vdekur, 85 të plagosur dhe shumë trupa janë karbonizuar dhe është e vështirë të gjenden. Do bëhët testi i ADN-së, por deri tani thuhet numri k shkuar në 20.  Mes njerëzve që kanë shpëtuar janë dhe 8 shqiptar, njëri prej tyre është shtruar në spital dhe jashtë rrezikut. Ata janë: Elisea Paco, Vanesa Plasa, Erisa Almeta, Franklin Desani, Alma Shtoni, Roberto Drithi, Anisa Liuri dhe Dhimitër Zonga. Vetëm njëri prej tyre ka mbetur i plagosur ndërsa 7 të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme. Unë di të them që nuk është ky sistemi që Greqia meriton të ketë, e për më tepër në vitin 2023”, tha gazetarja Juli Ndriko.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?