Gazetari turk bën deklaratën e fortë: Moska po rekruton 500 mercenarë serbë për të luftuar në Ukrainë

23 Gusht 2023, 11:15
  • Share

1692782013_zh.jpg

Përmes një postimi në mediat sociale të një artikulli të publikuar në Intelligence Online, gazetari turk, Ragip Soylu, tregon se Rusia po punëson 500 mercenarë serbë që t’i dërgojë për të luftuar në Ukrainë.

Sipas inteligjencës franceze, deri më 1 shtator pritet se qindra mercenarë nga Ballkani Perëndimor, e veçanërisht nga Serbia, të arrijnë në një kamp të përkohshëm në rajonin e Moskës.

Në Twitter ai ka shkruar: “Për t’i akomoduar, është krijuar një ‘Njësi Serbe’ si pjesë e Divizionit të 106-të”.

Ai gjithashtu ka shtuar se të rekrutuarit janë kryesisht nga Serbia dhe shtetas serbë nga vendet fqinje.

“Në mes të korrikut dhe në mes të gushtit, 50 kandidatë u zgjodhën dhe u sollën në Rusi me fluturime komerciale në grupe prej dy ose tre nën maskën e një kontrate me një kompani ndërtimi të përparme”, shkroi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Rrëzuam tre dronë ukrainas mbi Belgorod, vriten tre civilë! Mediat Ruse: Zëvendësohet Gjenerali Surovikin! Moska: Dronët ukrainas dëmtuan Kullën Neva


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?