Enver Hoxha dhe Donika Gërvalla, foto e publikuar nga Milaim Zeka

Gazetari publikon fotot e Donika Gërvallës me Hoxhën: Dikur afër shokut Enver, sot afër Albin Kurtit

23 Gusht 2023, 10:30| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 10:37

  • Share

Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në rrjetin social Facebook dy foto të ministres së Jashtme së Kosovës Donika Gërvalla me ish-diktatorin Enver Hoxha kur ajo ka qenë fëmijë.

Zeka shoqëron fotot me një paralelizim të tërthortë të Albin Kurtit me Enver Hoxhën dhe duke insinuar në të njëjtën kohë bindjet komuniste të Gërvallës, e cila vetë në disa raste është shprehur si anti-komuniste.

“Donika Gervalla, dikur afër shokut Enver, sot afër Albin Kurtit”, shkruan Milaim Zeka në Facebook.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/08/2023 03:41

    Milaim Zeka,si mund te jesh kaq i ulet?! Znj.Gervalla ne ate kohe ishte nje femije i traumatizuar, qe serbet i kishin vrare babain dhe Xhaxhi prandaj e kishte marre ne tribune.Sa per Albinin ato jane raporte epror-vartes.

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/08/2023 22:27

    Milaim Zeza gjatë lyftes së Kosovës ia dergonte serbis listat e luftëtarve shqiptarë nga diaspora. Tradhtar më të pështirë është vështir ta gjesh

    Përgjigju
  • Shokuspiun: 23/08/2023 14:09

    Si duket kohet skan ndryshu per spiunin e vjeter qe ne kohen e komunizmit vinte ne shqipri Pa asnje problem dhe largohej. Donika Gervalla eshte me Te vertete e afte Te perfaqsoje interesat shqiptare dhe nuk shikohet neper lloj lloj mejhanesh si ky milua qe grin sallat ne cdo tv Te mbaruarish

    Përgjigju
  • Adi: 23/08/2023 10:53

    Po shoku Milo, dikur ti ke punuar në jat të Serbisë në Suedi duke e ditur që ke marrë azil politik vetëm pse ke ikë nga ta, kindse politikisht! Ty as Drenica as Llapi e dy Drinat bashkë nuk të shpërlajnë se tum je!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?