Gazetari në Athinë: Mund të mblidhen edhe 10 mijë veta për takimin e Ramës në Athinë! Shoqatat e emigrantëve kanë javë që punojnë

9 Maj, 22:06| Përditesimi: 9 Maj, 22:23

  • Share

 

Gazetari Panajot Barka në 'Frontline' zbuloi se për mitingun e Ramës shoqatat e emigrantëve kanë muaj që punojnë dhe mund të ketë masivitet që mund të kapërcejnë kapacitetin e stadiumit Galatsi.

'Njerëzit në takimin e Mitsotakis në Himarë i ka dërguar vetë Rama atje, ishin simpatizantë, anëtarë të PS, që vajtën atje dhe kjo gjë për të treguar një afrimitet brenda kuadrit të marrdhënieve të Mitsotakis me Ramën në atë periudhë. Rama kishte hapur dritën jeshile për të vajtur simpatizantë në atë takim. Në Athinë, jo 5000 emigrantë por mund të mblidhen edhe 10 mijë. Shoqatat e emigrantëve kanë javë që punojnë për një pjesëmarrje të gjerë. Ka kaq shumë njerëz dhe është punuar aq shumë për masivitet, saqë është jashtë logjike për të thënë se do vijnë njerëz nga Shqipëria.

Barka ndër të tjera tha se marrëdhëniet e Ramës me Mitsotakis mund të ishin zbutur disa muaj më parë, por në mes doli kandidimi i Belerit për eurodeputet.

'Që nga marsi, Rama dhe Mitsotakis kishin komunikim që mund ti zbusnin marrëdhëniet. Për të gjetur një mënyrë për të zhbllokuar marrëdhëniet. Kjo nuk u arrit dhe ndoshta prej kandidimit të Belerit për eurodeputet. Rama ka një mundësi shumë të mirë dhe mesa duket e ka fituar për të shmangur vëmendjen nga problemet e ndryshme që ka në Shqipëri dhe për t’i dhënë dimension tjetër përplasjeve Shqipëri-Greqi. Nuk besoj se Rama mund të ndikojë. Janë disa minoritarë të tjerë, përveç Belerit. Mund të krijojë fanatizim të përkrahësve të Belerit, por besoj se nuk do arrij këtu. Çështja Beleri është kthyer në një çështje politike të partitë në pushtet, Demokracisë së Re', tha Barka.


Lajmi kryesor:

Rama të dielën në Athinë, gazetari në 'Frontline': Mund të mblidhen 10 mijë vetë, Dervishi: Dikujt i intereson të quhet provokim! Poli Hoxha: Ka nisur fushatën


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?