Gazetari Koka: Rama ka frikë nga opozita prandaj ‘përgjon’ njerëzit dhe ble vota! Ka interes dhe për Reformën Zgjedhore

5 Tetor 2023, 21:25| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 21:46

  • Share

 

Gazetari Bledian Koka në emisionin “Frontline” në Report Tv është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga opozita dhe për të argumentuar këtë deklaratë të tij ai parashtoi disa argumenta.

“Gabimi më i madh që mund të thuash sot është që Rama s’ka interes për Reformën Zgjedhore. Edhe pse Rama tenton ta mbajë ndezur konfliktin brenda opozitës por s’mund të thuash se s’ka interes për Reformën Zgjedhore... Rama ka nevojë t'i blejë zgjedhjet dhe kur ke nevojë të blesh zgjedhjet do të thotë se ke frikë nga opozita. Me gjithë problemet e veta opozita krijoi kaq vota sa mori. Pse i blen votat Rama, pse i përgjon njerëzit. Pse e bën? E bën sepse po të mos e bëjë këtë e din që nuk i fiton zgjedhjet”, tha Koka.


Lajmi kryesor:

Bardhi nxjerr dokumentin në 'Frontline': Nikolla ka përgjigjen e juristëve të Kuvendit që kreu i grupit të PD jam unë, por vazhdon teatrin


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?