Elvi Fundo dhe Selia e PD

Politikë

Gazetari investigativ: Edhe në PD kemi patronazhistë dhe database me numrat e kartave të identitetit, i morëm nga Aleat

20 Prill 2021, 12:19| Përditesimi: 20 Prill 2021, 12:38

  • Share

Edhe Partia Demokratike përdor të paktën nga 2009 patronazhistët dhe disponon një database me numra telefonikë dhe numrat e kartave të identitetit të zgjedhësve, praktikë për të cilën PD akuzon Partinë Socialiste. Konfirmimin e kësaj prapaskene që e njohin të gjithë, por që deri tani asnjë analist nuk ka pasur kurajon ta pranojë publikisht, është gazetari i njohur investigativ Elvis Fundo. Fundo, ndryshe nga shumë analistë që flasin me të dëgjuar, në këtë rast është një dëshmitar direkt pasi, siç shkruan se ai vetë, e ka përdorur këtë database. Në të shkuarën Fundo ishte pranë Partisë Demokratike dhe dëshmon se ka qenë i impenjuar edhe në fushatat zgjedhore,  edhe pse në vitet e fundit është shkëputur nga politika aktive për t’ju përkushtuar gazetarisë investigative. Natyrisht, falë të shkuarës së tij, ka ruajtur shumë burime brenda PD, falë të cilave në portalin e tij CNA demaskon shumë prapaskena të PD, shpesh të panjohura për pjesën tjetër të mediave. 

Çfarë shkruan ekzaktësisht Elvis Fundo? Në një mesazh që u shfaq në faqen FB të gazetarit Habion Hasani, i cili po denonconte historinë e database socialiste dhe të patronazhistëve të saj, Elvis Fundo zbulon prapaskenën: ''Ore po me ID e numra telefonik i ka pas PD mo. Qe ne 2009 me ato lista kemi punuar. Kemi pas grupe mbështetësish jashtë qw spontonni, dinim ne orën 7 sa kishin votuar dhe kush, Spontimi i fundit behej ne orën 4 dhe telefonoheshin kush kishte ngelur ose shkonin grupet e patrozhanist t'i nxirrnin. Çdo te dhënë kanë pas: nr e telefonave ishin sipas ID qe kishin sepse besoj ishin nxjerrë nga Aleat. I ka çdo parti update listat, duhet të kem pa fund lista ne emaile te 2013  me tel me çdo gjë. Edhe numri e këmbës u u dinim ne disa fshatra e QV''.

Aleat është kompania që në periudhën e qeverisjes së PD fitoi kontratën për prodhimin e pasaportave shqiptare dhe që për këtë arsye disponon të gjitha të dhënat konfidenciale të çdo qytetari shqiptar. Pikërisht në 2009, vit të cilit i referohet Elvis Fundo i cili kujton se të njëjtat database janë në dorën edhe të PD, edhe në 2013, u publikua online i gjithë database komplet e gjithë gjendjes civile shqiptare, me emrat dhe identitetin komplet të 3 milionë qytetarëve shqiptarë. Redaksia investigative e Report TV, e bleu pak ditë më parë këtë database online duke paguar 12 euro me pay pal.

Skandali i supozuar i ngritur nga opozita mbi patronazhistët socialistë, është një tjetër histori hipokrite në radhën e historive të pafundme përmes të cilave Berisha, Meta dhe Basha duan të parandërtojnë një alibi për të justifikuar humbjen e mundshme elektorale. Në të vërtetë, ashtu siç Elvis Fundo zbulon sot, ajo database me të njëjtat të dhëna konfidenciale, përdoret prej vitesh edhe nga partitë e opozitës, ndërsa patronazhistët janë figura të përdorura nga partitë e të gjithë botës dhe në çdo fushatë zgjedhore.

Reagimi i Elvi Fundos

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?