Gazetari i Kosovës i akuzoi se kishin dhënë urdhrin për ta dhunuar, Lista Serbe lajmëron padi për shpifje ndaj tij

18 Qershor 2023, 14:24| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 14:31

  • Share

Dy pjesëtarë të Listës Serbe kanë paralajmëruar se do të ngrenë padi për shpifje ndaj gazetarit Pleurat Salihu i cili u dhunua dy ditë më parë nga persona të maskuar.

Gazetari tha se Sllavko Simiq ishte ai që urdhëroi sulmin ndaj tij. Ndërsa ky i fundit, së bashku me Zoran Todiç një tjetër anëtar të Listës Serbe në Leposaviç kanë lajmëruar se do të padisin Salihin për shpifje. Mes të tjerash, ata u shprehën se e dënonin dhunën e ushtruar ndaj tij dhe mediave.

“Përfaqësuesit e komunës së Leposaviqit në emër të Listës Serbe dënojnë qartë dhe pa mëdyshje çdo sulm ndaj gazetarëve dhe theksuan se një trajtim i tillë është i papranueshëm dhe se ata gjithmonë dhe në çdo rast janë udhëhequr ekskluzivisht nga parimet e tilla”, shkruan Lista Serbe në faceboook.


Lajmi kryesor:

Vuçiç: Nuk takohem me Albinin në Bruksel! Kurti: Po bëjmë gjithçka për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer! Mediat serbe: Serbët do formojnë vetë asociacionin


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?