Gazetari Bregu për Report Tv: Dosjen e Laert Haxhiut duhet ta marrë SPAK

4 Tetor 2023, 13:27| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 13:45

  • Share

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar në Report Tv goditjen e bandës së Laert Haxhiut, pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. 11 anëtarët e bandës së Haxhiut janë në burg, ndërsa sipas gazetarit Bregu dosjen për Laert Haxhiun duhet ta marrë SPAK.

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Bregu tha se që pas vitit 2017, Haxhiu tregohet i kujdesshëm kur kryen vrasje dhe i organizon me vetëm një person. Bregu thekson se e gjithë kjo strategji e tij bëhet që të mos përfundojë në SPAK, pasi për vrasje të organizuara me 3 persona ose më shumë akuzohen si grup i strukturuar kriminal dhe dosja i kalon menjëherë SPAK.  

“Do ta marrë SPAK se nuk është më çështja e vrasjeve që ai ka kryer me kujdes në prani të personi tjetër duke qenë se u godit herën e parë nga SPAK me burgime të përjetshmes. Është shumë i zgjuar, pavarësisht se e shohim si të egër, hakmarrës. Pas 2017, të gjitha vrasjet i ka bërë në ndihmë të vetëm një personi. Megjithatë ai e di që atje e presin, jo një, por 7 apo 8 burgime të përjetshme”, tha Bregu.

Bregu komentoi edhe aktivitetin e Haxhiut për trafikun e drogës nga Amerika Latine në portin e Pireut në Greqi, që u zbardh pas dëshmisë së Tafanit.

“Tafani ka qenë, pagesat i merrte vetëm nga Haxhiu. I gjithë suksesi i njerëzve si Haxhiu është tek shërbëtorët e tyre. Ai i lëviz me pasaporta me emra të ndryshëm. Pasaporta e tij është e bllokuar që nga 2017, ai ka përdorur pasaporta greke me emra të ndryshëm. Nuk mund t’i vërtetohet që është njeriu që ka udhëtuar në Amerikën Latine. E besoj se po, në të kundërt ku i gjente kaq shumë para për të realizuar këto krime”, tha Bregu.

Ndërkohë, sipas Bregut, Laert Haxhiu ndihmon çdo grup që ka nevojën e tij.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?