Sali Berisha dhe Çim Peka

Gazetarët e Syrit TV drejt mosbindjes civile, ka 2 muaj që nuk marrin rrogat

1 Dhjetor 2023, 11:28| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 11:29

  • Share

Sali Berisha ka shpallur nisjen e revulucionit paqësor 10 vite më parë, pas rrëzimit nga pushteti.

Ditët e fundit ka bërë thirrje për mosbindje civile.

Thirrja bëhet në një kohë kur Gjykata e Lartë mund të rikthejë dhëndrin e tij në burg, bazuar në një standard të vendosur tashmë nga kjo gjykatë, e cila ka konfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për të dyshuar nga SPAK pët vepra penlale më të lehta se sa pastrimi i parave, vepër për të cilën dyshohet Jamarbër Malltezi.

Strategjia e Berishës për të ushtruar presion është logjike pasi e provoi me flakën dhe rrëmujën në Parlament, duke pasur rezultat real lirimin e dhëndrit nga qelia, ndonëse mund të jenë përdorur edhe marifete të tjera.

Gjithsesi ka pak gjasa që demokratët të bllokojnë rrugët apo të pengojnë komshiun të shkojë në punë për pasuritë e dhëndrit të Berishës.

Shumica e demokratëve, ashtu si shumica e socialistëve, mbyllin muajin me vështërsi, ndërsa dhëndri i Berishës ngriti 19 kulla me 39 mijë euro para të ligjshme, duke qenë pronar i pretenduar i 113 m2 tokë. Vetëm një tranfertë ndaj të bijës është 320 mijë euro.

Por ka shumë gjasa që një mosbindje civile të nisë brenda zyrave të Syrit Tv, televizionit të Familjes Berisha tek pallati i Monika Kryemadhit në Astir.

Prej disa ditësh, kolegë që punojnë te Syri TV më shkruajnë se ka dy muaj që nuk marrin rrogën. Ata kanë informuar edhe Berishën, pasi pronari në letra Çim Peka dhe mbikëqyrësi i Çimit me autorizim të Shkëlzenit, Gaz Spahija, kanë ngritur duart lart.

Ndërsa Berisha e ka përcjellë në heshtje shqetësimin e gazetarëve, të cilët kanë kanë kredi, detyrime të tjera mujore dhe familjet, ata kanë paraljmëruar se do të nisin protestat deri në mosbindje civile.

Një burim tha se të gjithë i kanë sytë tek Shkëlzeni, i cili besohet se i ka hyrë frika për të lëvizur paratë e pista për mbulimin e shpenzimeve të televizionin që kur SPAK-u i arrestoi dhëndrin.

Besohet se agjentë të BKH-së po monitorojnë atë dhe të besuarit e tij.

Gjithsesi, hallet e Familjes me drejtësinë nuk duhet të reflektohen në bllokimin e pagave për kolegët e nderuar në Syri Tv.

Ftoj shoqatat e gazetarëve të verifikojnë këtë shqetësim dhe të reagojnë.

Nuk ka kuptim dhe është e paranueshme që Sonila Meço, për shembull, të demotivohet në luftën kundër korrupsionit dhe fenomeneve negative, duke i bllokuar pagën që merr cash nga paratë e pista të Shkëlzenit (se reklamat nuk mbulojnë dot as 50 % të pagave të deklaruara).

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E din: 02/12/2023 08:25

    Po te donte Spak shikonte nga vijn parat e Qimit, pastaj shkonin ke burimi.Loj hajdutesh midis tyre.

    Përgjigju
  • Gazetari: 01/12/2023 11:50

    Gazetaret mos te kishin shkuar ai televizor se gjithkush e din se ai televizor mbahet me para te pista te familjes Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?