Disa orë më parë, Qeveria e Polonisë tha se sistemi antiraketë që Gjermania ofroi t'i dërgonte Polonisë duhet të shkonte në Ukrainë.
Por, oferta është kritikuar nga gazeta e përditshme polake, Rzeczpospolita, e cila e quajti propozimin e ri të liderëve të vendit "tronditës", raportojnë mediat e huaja.
Gazeta argumentoi se do të kërkonte dërgimin e ushtarëve gjermanë që operonin sistemin në Ukrainë dhe "kjo, nga ana tjetër, do të përfshinte NATO-n në një përplasje të drejtpërdrejtë me Rusinë, diçka që aleanca është përpjekur ta shmangë që në fillim".
"Ky propozim prek besueshmërinë e Polonisë dhe, më e keqja, sigurinë e saj. Gjermanët marrin një sinjal të qartë se ne nuk duam ndihmën e tyre, kështu që potenciali i mbrojtjes së qiellit polak do të jetë më i ulët. Në luftën më të keqe në Evropë që nga viti 1945, ky është një gabim i pafalshëm”, shkroi zëvendësredaktori Michal Szuldrzynski.
Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka theksuar gjithashtu se përdorimi i sistemeve të mbrojtjes së NATO-s jashtë territorit të saj duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare.
“Nëse ato përdoren jashtë zonës së NATO-s, atëherë duhet të bihet dakord paraprakisht me NATO-n dhe me aleatët”, tha ministri.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje
S.S/ReportTv.al