Yahya Sinwar

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt

24 Prill, 19:30| Përditesimi: 24 Prill, 22:53

  • Share

GAZA - Një zyrtar i lartë i Hamasit i intervistuar nga gazeta e Katarit, “Al-Arabi Al-Jadid” me bazë në Londër, zbuloi se udhëheqësi i grupit palestinez Yahya Sinwar vazhdon të komandojë organizatën në Gaza.

Po ashtu, anëtari i grupit palestinez ka treguar se Sinwar ka dalë nga tunelet ku qëndronte për të vizituar zonat e betejës në enklavën palestineze.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, falënderoi presidentin amerikan Joe Biden për nënshkrimin e një ligji që ofron ndihmë ushtarake për shtetin hebre me vlerë 17 miliardë dollar, si dhe ndihmë humanitare për banorët e Rripit të Gazës me vlerë 9 miliardë dollarë.

“Aleanca jonë është e hekurt”,- shkroi Katz në një postim në rrjetin social “X”.

Gjermania do të fillojë sërish financimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRËA).

Këtë e kanë bërë të ditur Ministria e Jashtme dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, siç raporton gazeta gjermane Der Spiegel, duke kujtuar se pezullimi ndodhi në fund të janarit, kur qeveria izraelite akuzoi 12 anëtarë të agjencisë si bashkëpunëtorë të Hamasit në sulmin e 7 tetorit.

Ajo që po ndodh në kampuset e kolegjeve amerikane është e tmerrshme. Bandat antisemite kanë pushtuar universitetet e mëdha. Ata kanë bërë thirrje për asgjësimin e Izraelit. Ata kanë sulmuar studentët hebrenj. Ata kanë sulmuar fakultetet hebraike. Kjo të kujton atë që ndodhi në Gjermani. universitetet në vitet 1930”.

Kështu është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me protestat kundër Izraelit në kampuset universitare amerikane.

Ora 22:25
Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930

1712498160_netanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu 

"Ajo që po ndodh në kampuset e kolegjeve amerikane është e tmerrshme. Bandat antisemite kanë pushtuar universitetet e mëdha. Ata kanë bërë thirrje për asgjësimin e Izraelit. Ata kanë sulmuar studentët hebrenj. Ata kanë sulmuar fakultetet hebraike. Kjo të kujton atë që ndodhi në Gjermani. universitetet në vitet 1930”.

Kështu është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me protestat kundër Izraelit në kampuset universitare amerikane.

Ora 19:54
Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit

1713981467_tyrjrtjytryj.JPG

Gjermania do të fillojë sërish financimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRËA).

Këtë e kanë bërë të ditur Ministria e Jashtme dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, siç raporton gazeta gjermane Der Spiegel, duke kujtuar se pezullimi ndodhi në fund të janarit, kur qeveria izraelite akuzoi 12 anëtarë të agjencisë si bashkëpunëtorë të Hamasit në sulmin e 7 tetorit.

Vendimi i Berlinit për të rifilluar financimin e agjencisë erdhi pas një hetimi të pavarur që OKB-ja kërkoi nga tre institute kërkimore në Evropën Veriore dhe i koordinuar nga ish-ministrja e Jashtme franceze Cathrine Colonna, e cila theksoi faktin se autoritetet izraelite nuk komunikuan provat për të mbështetur akuzat e tyre.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?