Në qendër të Rripit të Gazës, një familje sapo kishte festuar të Premten e parë të Ramazanit dhe po përgatiste vaktin e mëngjesit para fillimit të agjërimit, kur një bombardim izraelit vrau 36 anëtarë të tyre.
"Nëna ime, babai im, tezja ime, vëllezërit e mi,"- tha 19-vjeçari Mohammad al-Tabatibi teksa tregonte trupat e vendosur në spitalin Al-Aqsa de Deir al-Balah.
Shtëpia, e cila ndodhej në kampin e refugjatëve Nuseirat, u bombardua ndërsa e gjithë familja e Mohammadit, po përgatitej të hante syfyr.
Mes të vdekurve ka edhe disa fëmijë, por jo të gjithë trupat janë gjetur.
Lajmi i konfirmuar nga i riu është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë nw Gaza qw udhwhiqet nga Hasm.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Media: Bisedimet për një armëpushim do të rifillojnë nesër në Doha! Mbi 31 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 74 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës
K.M/ReportTv.al