Gatoi për Mbretëreshën Elisabeth, kuzhinieri shqiptar Ismet Shehu rrëfen në Report Tv eksperiencën emocionuese

9 Shtator 2022, 13:15| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 13:26

  • Share

Kuzhinieri i njohur shqiptar Ismet Shehu rrëfeu në studion e Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj eksperiencën e tij kur si student gatoi për Mbretëreshën Elisabeth. Ai thotë se ishte shumë i emocionuar e se nuk e priste kur u përzgjodh së bashku me studentë të tjerë. E ndërsa rrëfeu emocionet, Shehu tha se në mënunë e mbretëreshës kishte 7 pjata.

“Emocione shumë të veçanta. Ishim si në kuzhinë, si në shërbim. Unë zgjodha shërbimin që të kisha kontakt me Mbretëreshën. Unë nuk shkova shumë afër, lashë një anglez pasi njeh edhe rregullat. Por ishim shumë afër, shërbenim te tavolina e saj. Ato memorie nuk harrohen. Unë isha një student që zbatoja menunë e recetat. Ka pasur 7 lloj pjatash, kishte edhe disa të tjerë jashtë, ishte si punë kateringu”, tha Shehu,

Ai tha se jo vetëm Britania, por e gjithë bota ka humbur Mbretëreshën.

“Çdo njeri lind edhe vdes por është një humbje e madhe, pasi është një mbretëreshë që ndenji në fron shumë vite. Anglia është në zi të madhe, ishte një zonjë grua. Nuk është vetëm Britania, ajo ishte mbretëreshë e gjithë botës, të gjithë e humbën mbretëreshën”, u shpreh ai.

Ismet Shehu ka qenë edhe në Beograd në Open Balkan ku gatuan 2 pjata tradicionale, e tha se ishte një eksperiencë e këndshme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 09/09/2022 13:37

    Prandaj vdiq ajo nga ushqimi i këtij ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?