Gatimi me thjerrëza i tryezës festive për shumë fat nga zonja Albana

21 Dhjetor 2022, 11:10| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 11:11

  • Share

Thjerrëza me sallam derri

Përbërësit:

  • 300 gr thjerrëza
  • 800 gr sallam derri (cotechino)
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 gjethë dafine
  • Buljon perimesh
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht thjerrëzat i kemi lënë në ujë të ftohtë për disa orë.

Sallamin e derrit (cotechino) siç është me ambalazhimin e tij e vendosim në një tenxhere me ujë te ftohtë. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë ujin të vlojë bashkë me sallamin brenda për rreth 20 minuta. Në dy minutëshin e fundit presim mbështjellësen e sallamit në mënyrë që të dalin të gjitha lëngjet që sallami ka lëshuar. Më pas sallamin e presim në feta mesatare dhe nëse kemi forma e presim në të kundërt e lemë në feta të cilat i vendosim të piqen në furrë për 10-12 minuta. Ndërkohë vendosim në zjarr një tigan më bazë të gjerë ose një tenxhere me vaj ulliri ekstra të virgjër. Vendosim një thelpi hudhër dhe një gjethe dafine. Sapo hudhra të shpërthejeë aromat e largojmë nga vaji dhe shtojmë thjerrëzat. I trazojmë duke shtuar gradualisht buljonin e perimeve. I lemë thjerrëzat të ziejnë duke rregulluar dhe shijen me kripë dhe piper. I servirim thjerrëzat duke vendosur në mënyrë dekoruese fetat e sallamit.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?