Gatimi i traditës elbasanase për ditën e verës: Qull me arra dhe pulë nga zonja Burbuqe Plangarica

14 Mars 2023, 12:38| Përditesimi: 14 Mars 2023, 12:40

  • Share

Qull me arra dhe pulë

Përbërësit:

  • 1 pulë e pjekur
  • 250 gr arra të qëruara
  • 3 lugë miell gruri
  • 5 thelpinj hudhër
  • Kripë, Piper
  • Gjalpë i freskët
  • Lëngu i pulës së pjekur

Përgatitja:

Fillimisht vendosim pulën të ziejë dhe më pas e vendosim të piqet.

Ndërkohë grijmë arrat dhe me pas shtypim hudhrat me pak kripë në havan. Kaurdisim miellin me gjalpë të freskët derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë me pas arrat dhe i skuqim së bashku me miellin. Shtojmë dhe hudhrat e shtypura si dhe lëngun e ngrohtë të pulës. E trazojmë me lugë druri, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim së bashku me pulën e pjekur duke hedhur pak gjalpë të tretur dhe piper të zi.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/03/2023 01:50

    Kjo eshte gjelle e Permetit,pule me arra,permetaret i shtojne dhe nje maje luge salce domate kur skuqin gjalpin e miellien.Nje nga gjellet me te mira e me te shtrenjta ne Shqiperi.Ju rekomandoj t'a provoni te gjithe,Sekreti qendron te sasia e madhe e arrave qe duhen bluar shume imet dhe kur i ha ne kete gjelle duken gati si krem dhe gjalpi qe nuk mund t'a zevendesosh me margarine,apo largqofte me vaj.Ka njerez qe i vene me shume miell se arra,ose arrat si bluajne sic duhet,por keto varjacione jane bere nga njerz dikur te varfer per te cilet arra ishte luks,ose nga te ardhur ne Permet qe kane bere versionin e tyre,por te gjitha jane formula te gabuara.Receta qe jep zonja me siper eshte 99.99% e sakte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?