Gatime nga zonja Albana, Sallatë panxhari

28 Dhjetor 2021, 11:37| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 11:38

  • Share

Sallatë panxhari

Përbërësit:

1 kg panxhar i kuq

100 ml vaj ulliri

100 ml uthull

5 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

Kripë

Përgatitja:

Pasi i kemi larë mirë panxharët i vendosim në një enë me ujë të ftohtë me 2 lugë uthull në mënyrë që të ruajmë ngjyrën. Më pas i vendosim në zjarr dhe i lemë të ziejnë për rreth 10 minuta.

Pasi panxhari ka zjerë e kullojmë dhe e grijmë në rende ose e presim në kubikë të vegjël. E vendosim panxharin në një enë qelqi ku hedhim uthullën, hudhrën e shtypur ose të grirë, vajin e ullirit dhe kripën. E lemë të marinohet mirë dhe më pas e kemi gati për t’a servirur sipas dëshirës me pak majdanoz të freskët.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?