Gatime nga zonja Albana, Rizoto me shegë

29 Dhjetor 2021, 10:42| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 10:43

  • Share

Rizoto me shegë

Përbërësit:

1 qepë

1 lgj vaj ulliri

1 lgj gjalpë

2 fç oriz

4 ½ fç buljon perimesh

½ fç lëng shege

½ fç verë e kuqe

1 majë luge spec djegës

1 lgj djathë grana

Përgatitja:

Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim me pak vaj dhe gjalpë qepën e grirë imët. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë kuardisjen për pak minuta. Më pas e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë kokrrat e shegës si dhe buljonin e perimeve të cilin e hedhim në mënyrë graduale duke e përzier herë pas herë. Në fund shtojmë specin djegës dhe djathin kackavall të grirë.

E servirim rizoton të ngrohtë dekoruar me kokrra shege.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?