Gatime nga zonja Albana, Pulë e mbushur me fruta dhe gështenja

22 Dhjetor 2021, 12:11| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 12:12

  • Share

Pulë e mbushur me fruta dhe gështenja

Përbërësit:

Për mbushjen:
1 kokërr qepë
2 degë selino

1 mollë

2 lgj gjalpë

1 portokall (lëkurë dhe lëng)
6 kumbulla të thata
6 kajsi të thata
8-10 gështenja të ziera
1 ½ gotë verë e kuqe
4-5 feta bukë tosti

Kripë e piper

 

Për pulën:

1 pulë
4-5 lgj gjalpë
1 lgj mustardë

Lëkura e grirë e 1 limoni
Kripë, piper, rigon
Përgatitja:

Nisim punën me përgatitjen e mbushjes. Fillimisht kaurdisim me pak gjalpë qepën e grirë imët, selinonë dhe mollën e prerë në kubikë të vegjël. Më pas shtojmë lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit si dhe gjysmë gote verë. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lemë të ziejë për pak minuta. Ndërkohë presim hollë frutat e thata dhe gështenjat e ziera dhe të qëruara, ndërsa fetat e bukës i presim në kubikë të vegjël. I shtojmë të gjithë përbërësit tek qepa e kaurdisur me mollë dhe i trazojmë mire. Largojmë mbushjen nga zjarri dhe e lemë të ftohet plotësisht.

Sa mbushja ftohet marinojmë mirë pulën me kripë dhe piper. Përziejmë mustardën me gjalpin, lëkurën e grirë të limonit dhe rigonin. Ngrejmë lehtë lëkurën e pulës nga ana e barkut dhe vendosim përzierjen e gjalpit dhe mustardës ndërmjet lëkurës dhe mishit. Vendosim mbushjen në barkun e pulës dhe pjesën e mbetur e vendosim në tavë rreth e përqark pulës. Në fund e spërkasim pulën me verën e mbetur, shtojmë në anë të tavës 1 filxhan çaji ujë dhe e vendosim pulën e mbushur të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 1 orë e 30 minuta duke e kthyer nga të gjitha anët që të piqet sa më mirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?