Gatime nga zonja Albana, Perime me mish dhe makarona yje

11 Shkurt 2022, 12:36| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 12:38

  • Share

Perime me mish dhe makarona yje

Përbërësit:

2 kofsha pule

 1 lgj miell

 1 lgj vaj ulliri

1 lgj gjalpë

1 qepë

3 thelpinj hudhër

 2 karrota

1 spec i kuq

1 kungull

1 patëllxhan

200 gr bishtaja 

3-4 domate qershi

1/2 fk verë të bardhë

1 tufë majdanoz

 rozmarinë, kripë, piper

Përgatitja:

Racionet e mishit të pulës i kalojmë pak në miell dhe i skuqim lehtë me pak gjalpë. Më pas shtojmë tek mishi i pulës qepën e grirë imët, 2-3 thelpinj hudhër, kripë, piper dhe rozmarinë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë të mëdhenj. Gjatë kaurdisjes shtojmë domatet. E lemë mishin me perime të gatuhet për rreth 30 minuta në temperaturë të ulët. 

Ndërkohë përgatisim makaronat yje të skuqura. Vendosim vajin të ngrohet, hedhim makaronat dhe i skuqim mirë. Pasi makaronat të kenë marrë ngjyrë shtojmë ujë derisa makaronat të mbulohen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lemë me kapak mbuluar derisa të përthithet uji. 

Pasi gatimi të ketë përfunduar e servirim duke vendosur në qëndër makaronat dhe anash pulën me perime. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?