Gatime nga zonja Albana, Pastiçe me beshamel

3 Shkurt 2022, 10:50| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 10:51

  • Share

Pastiçe me beshamel

Përbërësit:

1 pako makarona spageti

400 ml qumësht

3-4 vezë

150 gr djathë të bardhë

Kripë, piper

Për beshamelin:

2 lgj gjalpë

2 lgj miell

350 ml qumësht

Kripë, arrë moskat

200 gr djathë kaçkavall

Përgatitja:

Në një enë rrahim vezët me qumështin. Shtojmë pak kripë dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Ndërkohë kemi vendosur makaronat të ziejnë për 5 minuta në ujë të vluar me pak kripë.

Sa makaronat ziejnë përgatisim salcën beshamel. Kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të marrë pak ngjyrë. Më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë derisa të marrë valë dhe salca të lidhet. Në fund rregullojmë shijen me pak kripë dhe arrë moskat.

Kullojmë makaronat gjysëm të ziera dhe i vendosim tek ena ku kemi trazuar vezët me qumështin.

Lyejmë një tavë me gjalpë dhe vendosim makaronat me qumësht dhe vezë. Sipër makaronave vendosim salcën beshamel duke e niveluar mirë dhe në fund e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë në rende. E vendosim pastiçen të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?