Gatime nga zonja Albana, Gjellë tigani me mish pule dhe perime

10 Shkurt 2022, 11:45| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 11:46

  • Share

GJELLË TIGANI ME MISH PULE DHE PERIME

Përbërësit:

400 gr patate

1 lgj gjalpë

2 qepë

3 thelpinj hudhër

1 karrotë

2 speca

1 tufë koper

250 gr gjoks pule

1 lgj vaj ulliri

2 ½ lgj salcë domate

½ lgj kripë

½ lç piper i zi

½ lc spec djegës

½ lç xhinxhër

1 lç turmerik

500 ml ujë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim përbërësit: grijmë imët qepët dhe hudhrën, karrotën e presim në rondele, specin në kubikë të vegjël dhe koperën imët.

Në një tenxhere vendosim gjalpin dhe skuqim patatet të prera në copëza mesatare. Tek i njëjti tigan shtojmë dhe pak gjalpë dhe vendosim mishin e pulës të prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të marrë pak ngjyrë nga të gjitha anët. Po në atë yndyrë shtojmë qepën, karrotën, specat dhe hudhrën. Vazhdojmë kaurdisjen dhe më pas shtojmë salcën e domates. Ngrohim pak ujë ku shtojmë turmerik dhe xhinxhër. E shtojmë ujin tek gatimi, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë të gatuhet në temperaturë mesatare.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?