Receta

Gatime nga zonja Albana, Domate e mbushur me kërpudha/ Fileto peshku role me perime

15 Nëntor 2021, 13:18| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 13:19

  • Share

Domate e mbushur me kërpudha

Përbërësit:

4 domate

50 gr qepë

200 gr kërpudha

100 gr proshutë 

1 thelpi hudhër 

2 lgj vaj ulliri

2 lgj majdanoz 

30 gr djathë pa yndyrë

Gjethe borziloku

Kripë, piper

Përgatitja:

Presim kapakun e domateve dhe heqim pjesën e brendshme. I vendosim domatet në një tavë të lyer me pak gjalpë. 

Në një tigan me vaj ulliri vendosim qepën e grirë imët, kërpudhat dhe proshutën e pulës. I kaurdisim për 10 minuta dhe më pas shtojmë 1 thelpi hudhër,  kripë, piper, majdanoz dhe borzilok. Me këtë masë mbushim domatet, sipër mbushjes vendosim pak djathë të grirë. I mbulojmë domatet me kapakun e tyre duke i spërkatur me pak galetë të përzier me bimë aromatike. I vendosim domatet e mbushura në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë celsius për 35 minuta.

Fileto peshku me perime

Përbërësit:

1 peshk koc 

1/2 karrotë 

1/2 kungull 

1/2 spec

1/2 limon (lëng)

1 lugë kafeje mustardë 

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht filetojmë peshkun. Perimet i presim për së gjati. Trazojmë mustardën me lëng limoni, kripë, piper dhe marinojmë fileton e peshkut. Vendosim perimet dhe e mbledhim si role. E vendosim në furrë të nxehtë në 180 gradë celsius për rreth 20 minuta. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?