Gatime nga zonja Albana, Bullgur me melçi

18 Janar 2022, 10:52
  • Share

Bullgur me melçi

Përbërësit:

1 gotë bullgur

2 gota ujë

250 gr melçi

1 lgj vaj ulliri

1 lgj rrush i thatë

1 lgj stika pishe

1 qepë e vogël

1 kokërr domate

1 spec jeshil

1 spec i kuq

1 lç gjalpë

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan vendosim vajin e ullirit, gjalpin, sapo të ngrohen pak vendosim stikat e pishës dhe i skuqim derisa të marrin pak ngjyrë. Më pas shtojmë qepënn dhe e kaurdisim derisa të bëhet transparente. Shtojmë mëlçitë të prera në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mëlçitë të zbuten. Më pas shtojmë specat dhe domaten e grirë në rende ose kubikë të vegjël. Rregullojmë dhe rrushin e thatë të cilin e kemi zbutur më parë në ujë. Në fund hedhim ujin dhe e lëmë bullgurin të ziejë për 15 minuta. Më pas fikim sobën dhe e lëmë gatimin të pushojë për 20 minuta dhe më pas e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?