Gati 'të trazojë' ujërat, modeli i ka të qarta synimet: Më pëlqen Kiara! Kush janë 4 banorët e rinj të BBV

11 Janar 2023, 07:49| Përditesimi: 11 Janar 2023, 10:49

  • Share

Diola Dosti, Nita Latifi, Bjordi Mezini dhe modeli Eni do të jenë banoret e reja të BB VIP 2.

Diola Dosti një nutricioniste shumë e njohur tha se ajo njihet për si  nevrike, por që i bën shpejt njerëzit për veten.

Nita Latifi nga ana tjetër është gazetare dhe këngëtare e njohur nga Kosova.

Bjordi Mezini është konkurrenti më i ri i Big Brother VIP 2! Për publikun ai nuk është aspak i panjohur, pas pjesëmarrjes së tij në Big Brother-in e vitit 2009. Bjordi tani 34 vjeç vjen me një karriere si regjisor i njohur.

Eni është banori më i ri BIG Brother VIP 2, ai merret me modeling dhe duket se ka hyrë me synime të qarta! Në klipin e tij prezantues ai tha se banorja që i pëlqen më shumë është Kiara.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?