Spitali i ri i fëmijëve në Durrës

Gati spitali i ri i fëmijëve në Durrës! Rama thumbon sërish Bashën: Ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre që shesin përditë dëngla se si duhet qeverisur shëndetësia

2 Nëntor 2020, 13:01| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 16:32

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur mëngjesin e sotëm replikoi gjatë me kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, zgjodhi që fundin e këtyre debateve në distancë me një punë konkrete.

Për këtë, ai zgjodhi spitalin e fëmijëve në Durrës, ku publikoi disa foto se si është shndërruar kjo godinë pas rikonstruktimit.

"Gati spitali i ri i fëmijëve Durrës. Në dy fotot e spitalit të fëmijëve sot e dje, shihet qartë dallimi mes vizionit tonë për shëndetësinë dhe realitetit të shëndetësisë që trashëguam nga ata që sot shesin përditë dëngla se si duhet qeverisur shëndetësia", shkruan Rama.

Si ishte spitali i fëmijëve në Durrës

Si është sot spitali i fëmijëve në Durrës

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?