Gati projektligji! Nga tokë bujqësore në truall, rritet masa e kompensimit! Ish-pronarët pritet të paguhen deri në vitin 2026

4 Prill 2022, 21:00| Përditesimi: 4 Prill 2022, 23:09

  • Share

TIRANË- Pas rekomandimeve të Gjykatës Evropiane të drejtave të njeriut, qeveria ka vendosur të rishikojë ligjin e 2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik draftin e ri, që synon të japë zgjidhje për të gjitha dosjet e pronave, të cilave u ka ndryshuar edhe zëri kadastral. Aktualisht janë rreth 7 mijë dosje pronash të patrajtuara, pronarët e të cilëve ende nuk janë kompensuar.

Nga këto, 4200 vendimeve u ka ndryshuar zëri kadastral nga tokë bujqësore në tokë truall, dhe për këtë arsye u shtohet edhe vlera e kompensimit që duhet të marrin përfituesit. Në ligjin e 2015 nuk ishte e përcaktuar formula se si do të kompensoheshin qytetarët, të cilëve prona u kishte ndryshuar status (pra me ca vlere kompensoheshin kur prona e tyre nga toke bujqësore ka kaluar në tokë truall), për këtë shkak Gjykata Evropiane argumentonte se edhe vlerësimi i kompensimit që është bërë për këto raste me ligjin e 2015 ka qenë i ulët.

Për këtë arsye për dosjet e patrajtuara të cilave u ka ndryshuar zëri kadastral nga koha e shpronësimit, vlera e kompensimit do të jetë jo më pak se 10% të vlerës së pronës të llogaritur sipas zërit kadastral aktual.

Ky rekomandim është marrë në konsideratë nga Ministria e Drejtësisë e cila në ndryshimet që propozon në nenin 6 të ligjit të 2015, ka caktuar edhe këtë prag minimal, dhe kompensimi i këtyre pronave do të bëhet duke vlerësohet sipas zërit kadastral aktual.

“Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit. Kur ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, prona e njohur për kompensim, vlerësohet sipas zërit kadastral aktual. Vendimet përfundimtare, që kanë të njohur vetëm të drejtën e kompensimit, vlerësohen financiarisht, sipas zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit. Kur ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, prona e njohur për kompensim, vlerësohet sipas zërit kadastral aktual”, thuhet në nenin 6 të projektligjit të propozuar

Në projektligjin që është në konsultim publik janë specifikuar edhe mënyrat sesi mund të bëhet kompensimi.

“Subjektet e shpronësuara u nënshtrohen procedurave të kompensimit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimtare për njohje dhe kompensim nëpërmjet një ose disa nga format e mëposhtme:

a) kompensim fizik në ish-pronën e subjektit të shpronësuar;

b) kompensim fizik nga fondi i tokës;

c) kompensim financiar;

d) kompensim fizik me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit;

e) kompensim me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose në shoqëri tregtare ku shteti zotëron aksione, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme;

ë) kompensim me vlerën e objekteve, të cilat janë objekt i privatizimit”, thuhet në draftin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë pret që përfundimi i procesit të kompensimit të realizohet plotësisht brenda shkurtit të vitit 2026.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erisa: 05/04/2022 09:33

    Ne fakt pronaret nuk presin kte nga organet ligjzbatuese. Ky projektdraft del pikerisht pas zhvatjes qe u deklarua se ju be kastres Durresit.Dmth me qellim dhe “krimi” ku njekohesisht behet dhe “rehabilitimi”!

    Përgjigju
  • Gg: 05/04/2022 09:08

    Vetëm në Shqipëri ka ish pronar.....

    Përgjigju
  • Enea: 05/04/2022 05:51

    E mbaj mend shume mire nje nga keto kapterret e shumta te Rames qe cirrej para ca vitesh se kompensimi do behet duke marre si baze vetem zerin kadastral ne momentin e shpronesimit (para 70 e kusur vjetesh). Tani qe Strasburgu ua paska flakur ligjin nga dritarja, po hartokan ligj te ri.

    Përgjigju
  • Boni: 05/04/2022 01:55

    Pra e paska pergatitur operacionin e radhes se zhvatjes se prones permes kalimit nga bujqesore ne truall. Cfare kriminelesh more.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?