Pallto gri

Gati për vjeshtën? Zbuloni cila veshje mban kurorën për këtë sezon

17 Shtator 2023, 15:30| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 15:31

  • Share

Ngjyra më e sigurt në gardërobën tuaj, është padyshim ajo gri. E dini pse? Sepse nuk merr nuanca të tjera. E përpos kësaj viteve të fundit është bërë një ndër ngjyrat më të përdorura nga vajzat, sepse të ofron dy gjëra të rëndësishme elegancën dhe garancinë.

Edhe këtë vit, ngjyra gri mban kurorën e ndërsa veshja që do u bëj të dukeni e pakrahasueshme është pallto.

Ne ju sugjerojmë të kurseni sepse mjafton një pallto e tillë në dollap dhe ju mund ta vishni gjatë gjithë sezonit të ri vjeshtë/dimër 2023.

Aspak të ekzagjeruara në vëllim, pallto në nuancë gri me prerje të drejtë, pa motive të ngarkuara dhe me gjatësi të ndryshme nga poshtë gjurit deri tek versionet që prekin dyshemenë, stilistët janë kujdesur që këtë pallto ta rikthejnë në tendencë si një garanci për stilin dhe klasin në look-un tuaj.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?