Kryeministri Edi Rama

Kronikë

'Gati për Shqipërinë', Rama falënderon studentët e interesuar: Po bëjmë një pasqyrë të mesazheve, do kontaktoheni në fund të majit për vijimin e procesit

19 Maj 2021, 13:08| Përditesimi: 19 Maj 2021, 13:19

  • Share

Duket se kanë qenë të shumtë studentë që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për të kontribuar me idetë dhe planet e tyre në mandatin e tretë qeverisës, të cilët knë dërguar mesazhe në adresën "gatipërshqipërinë@kryeministria.al".

Me një postim në Faceboo, Rama falënderoi studentët për "mesazhet interesante", ndërsa tha se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit.

"Faleminderit për interesimet e menjëhershme dhe mesazhet interesante që keni dërguar ditën e djeshme

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit

gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë", shkruan Rama.

Adresa gati për gatipërshqipërinë@kryeministria.al u bë publike një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ku ftoi të aplikojnë të gjithë studentë e interesuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?