Gati për shortin, zbulohet një tjetër detaj i Botërorit! Topi që do të luajnë 32 kombëtare

30 Mars 2022, 16:09| Përditesimi: 30 Mars 2022, 16:11

  • Share

Kur kanë mbetur dhe më pak se tetë muaj nga nisja e Botërorit sot është zbuluar edhe topi zyrtar që 32 kombëtaret e futbollit pritet të dhurojnë spektakël në Katar.

Topi i ‘Katar 2022’ është një bashkpunim prej muajsh i FIFA-s dhe Adidas. Quhet Al Rihla, një fjalë arabe që shpreh konceptin e “udhëtimit”.

Ndërkohë këtë të premte do të hidhet shorti i fazës finale për Kupën e Botës, ku përfaqësueset e shteteve që siguruar biletat për në “Katar 2022” do të njihen me kundërshtarët, ndërsa numërimi mbrapsht ka nisur.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?