Bashkia Fier

Gati për në Primare/ Anëtari i Rithemelimit, konfirmon kandidaturën për kryetar bashkie në Fier

30 Tetor 2022, 20:55| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 21:00

  • Share

Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Mahmutaj, përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shprehet se gjendja në qytetin e Fierit kërkon veprim të guximshme dhe të shpejtë.

“Të nderuar anëtar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Fier, Gjendja në qytetin e Fierit kërkon veprim, të guximshëm dhe të shpejtë - dhe ne duhet të veprojmë! Për këtë arsye, si anëtar i PD-së prej 30 vitesh, marr përgjegjësinë të kandidojë për zgjedhjet primare për Kryetar të Bashkisë Fier.

Partia Demokratike është shpresa më e mirë për të ridrejtuar qytetin tonë me një vizion më njerëzor, të drejtë dhe paqësor. Qëndroj i përulur për detyrën që kemi përpara, mirënjohës për besimin e dhuruar, i ndërgjegjshëm për sakrificat që na presin. Kemi zgjedhur shpresën mbi frikën, unitetin e qëllimin mbi konfliktin dhe mosmarrëveshjen. Së bashku do ia dalim! “, shkruan Mahmutaj.

Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00, çka është dhe një limit për PD e Enkelejd Alibeajt për t’ju bashkuar grupit të Berishës. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fjeri i kuq forever: 30/10/2022 23:08

    Ne Fier edhe vete Saliu me Ilirin te futen nuk fitojne dot se fjeri eshte i mbushur me komunista.Kurse PS edhe nje gomar te lidhur tek dera e bashkise te kandidoje e fiton fjerin se jane super te kuq.Pastaj ky Mandua i ka ber ca miliona euro dhe po ja do nevoja i perdor. Pastaj ky ka edhe grupet kriminale me vete si ben leshat.etj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?