Politikë

Gati Pediatria e re e Tiranës, Rama: Qenka për ‘uau’, nga standardet është si spitali i Fierit

22 Prill 2021, 14:15| Përditesimi: 22 Prill 2021, 14:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Pediatrinë e re të Tiranës në Qendrën Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rama theksoi se nga pikëpamja e standardeve është njësoj si Spitali Memorial Rajonal i Fierit që u ndërtua nga Turqia dhe u inaugurua dje.

“Qenka për ‘uau’, nga standardet është si spitali i Fierit. Spitalet do administrohen nga vetë sistemi autonom. Në sistemin turk ka qenë një problem shumë i madh para se të hynte sistemi i ri”, tha Rama ndër të tjera.

Ky investim sipas Ramës është një ëndërr e brezave të tërë.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” - Gati Pediatria e Re e Tiranës. Një ëndërr e brezave të tërë mjekësh, një investim i shumëpritur për kryeqytetin”, shtoi Rama.

Sipas tij Pediatria e Re e Tiranës është më bindëse për ata që e quajtën spitalin e ri të Fierit stallë pasi ishte vetëm me një kat.

 

Komento

Komente

  • Shqiperia po ndryshon: 22/04/2021 19:00

    "Shqiperia po ndryshon" ishte kenga dhe moto e Sali Berishes per PD-ne, fill pasi Xeni vrau 26 te pafajshem ne Gerdec. Atehere ishte 40% e shqiptareve ose te poshter ose idiota ose te dyja bashke qe eksitoheshin me marrite dhe krimet e Berishes. Sot ky numer paska zbrit ne 9.8%. YESSSSSSSSSSSS !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Shqiperia PO NDRYSHON ! Kermat e Saliut nuk jane me as 10%.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?