Bota
Bota

Gati një milion shtëpi në Kanada mbesin pa energji elektrike për shkak të stuhive, humbin jetën 8 persona

23 Maj 2022, 09:01| Përditesimi: 23 Maj 2022, 15:14

  • Share

Gati 900,000 shtëpi në jug të Kanadasë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhive që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës.

Shtatë njerëz kanë humbur jetën nga rënia e drunjve dhe një grua ka vdekur pas përmbysjes së anijes në Lumin Otava.

Sipas autoriteteve për motin në Kanada, shpejtësia e erërave ka shkuar në 132 kilometra në orë.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë thënë se do të duhen disa ditë për të riparuar lidhjet.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se Qeveria federale është duke u përgatitur për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale shihen zjarrfikës dhe punëtorë tjerë që tentojnë të largojnë dhjetëra kabllo të energjisë elektrike, të cilat kanë rënë mbi rrugë dhe makina.

Stuhia e fuqishme ka shkulur drunjtë, ka penguar trafikun si dhe ka dëmtuar shtëpitë. Ekspertët kanë thënë se stuhia është shkaktuar nga një fenomen i rrallë i quajtur “dereço”.

Ky fenomen shkaktohet kur disa stuhi lëvizëse bëhen bashkë dhe zakonisht kjo gjë ndodh në muajt e verës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?