Gati landfilli i ri në Delvinë me fonde të Gjermanisë, do të depozitohen mbetjet e 7 bashkive të Qarkut Gjirokastër

7 Qershor 2022, 20:12| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 20:26

  • Share

Nga data 2 korrik kur pritet të hapet tuneli i Kardhiqit, mbetjet urbane të 7  bashkive të qarkut të Gjirokastrës do të grumbullohen dhe përpunohen në landfillin e ri që po ndërtohet në Bajkaj të Delvinës me fonde të BE-së. Kështu pritet t’i jepet zgjidhje hot spoteve të denoncuara nga Report Tv, kryesisht me pirgjet e plehrave në lumin Vjosë. Me një fond prej 13 milionë lekë financim të qeverisë gjermane është kryer rehabilitimi i vend-depozitimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Gjirokastrës.

“Ajo që është e rëndësishme në bashkëpunimet që kemi me miqtë gjermanë janë modelet se si mbrohet mjedisi që nga kompostimi, mbetjet e riciklueshme që skanë pse të vijnë këtu por të ndahen në burim dhe të riciklohen deri tek vendgrumbullimi me kushte sanitare sicc është rasti në këtë fushë ku ndodhemi sot", ka thënë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për ndotjen e Vjosës, Kumbaro tha se do të ndërtohen stacionet e reja të transferimit të mbetjeve për 7 bashkitë e qarkut. Ndërsa pika fundore e tyre do të jetë landifilli i ri që po ndërtohet në  Bajkaj të Delvinës.

"Për Tepelenën dhe Memaliajn do të ketë një stacion të përbashkët tranferimi për mbetjet uraben, për Përmetin e Këlcyrën gjithashtu, e rëndësishme është se në qarkun e Gjirokastrës nuk do të kemi një landfill të madh sepse me hapjen e tunelit të Kardhiqit  do të shkurtohet distanca dhe mbetjet e gjithë qarkut do të depozitohen në landfillin e Bajkajt", vijon ministrja.

Plani i menaxhimit te mbetjeve parashikon që pas hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë, mbetjet e 7 bashkive të depozitohen në landfillin e ri.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?