Gati i projektligji për regjistrin kombëtar për të dënuarit për krime seksuale në e-Albania! Felaj: Policia do identifikojë autorët në vend

18 Korrik 2022, 12:03| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 12:15

  • Share

Qeveria ka gati një projektligj për krijimin e regjistrit kombëtar të dënuar për krime seksuale. Nisma e propozuar nga deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho si mekanizëm ligjor që mbron fëmijët dhe gratë nga dhuna dhe sulmet seksuale.

Nisma u përmend sot në Komisionin e Çështjeve sociale nga Ermonela Felaj ku u shpreh se do të hidhet për votim ditën e enjte.

Felaj theksoi se kjo është hera e parë që të dhënat për personat e dënuar do të mblidhen në rang kombëtar.

“Unë do të tërhiqja vëmendjen për disa pika të rëndësishme. Është e para herë që mundësojmë që të dhënat për personat e dënuar në vite për kryejnë e krimeve seksuale kemi vendosur të mblidhen në rang kombëtar. Përmes kësaj të dhëne na jep mundësinë të dimë shpërndarjen e këtyre personave. Nuk ka rëndësi fakti nëse janë rehabilituar apo jo. Qëllimi është ai që edhe gjykatat europiane e kanë konsideruar të rëndësishëm”, tha Felaj.

Puna do të nisë sipas Felaj duke e mbledhur të dhëna dhe duke i përditësuar gjë që do të ketë një ndërveprim me databazën e drejtorisë së burgjeve. Këto të dhëna do të ndihmojnë në identifikimin e personave në vend.

“Puna fillon në momentin kur e mbledhim këtë të dhënë dhe e përditësojmë. Statusi që ky person paraqet do ta pasurojë informacionin për personin që komisariatet të kenë informacion për këtë kategori personash.  Policia e shtetit do të ketë një ndërveprim në databazën e drejtorisë së burgjeve ku do të shkarkojë të dhënat për personat e dënuar dhe këto të dhëna do i plotësojë me disa rekuizita të tjera. Bëhet fjalë për të dhëna nga sistemi i gjendjes civile dhe i gjithë ky informacion shoqëruar edhe me të dhëna të tjera telefonit, apo edhe lejes së drejtimit do i shërbejnë policisë për ta idenitifikuar personin në vend”, u shpreh ajo.

Sipas Felajt fillimisht është parashikuar që akses të këtij informacioni do të jetë departamenti i administratës publike apo edhe zyrat arsimore në mënyrë që të kryejnë verifikimet e duhura para se të punësojnë dikë.

“Nga propozuesit janë propozuar që aksesues të këtij informacioni të jetë departamenti i administratës publike, zyrat arsimore. Ajo që unë kam menduar personalisht është që unë mendoj që akses duhet të kenë të gjithë. Çdo prind duhet të ketë akses.- tha Felaj. 

Kujtojmë se Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho  depozitoi në Kuvend vitin e kaluar projekt-ligjin për krijimin e Regjistrit të krimeve seksuale. Xhixho shkroi se ky regjistër ka si qëllim krijimin e një mekanizmi ligjor që mbron fëmijët dhe gratë nga dhuna dhe sulmet seksuale duke identifikuar vendndodhjen e të dënuarave për krime seksuale dhe monitorimin i aktivitetit të tyre.

Deputetja tha aso kohe se ky projektligj u nxit edhe nga ngjarjet e rëndë të dhunës që kanë ndodhur ndaj fëmijëve. Deputetja e LSI shkruan se krijimin e Regjistrit Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale do jetë instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.

Projektligji i dorëzuar nga LSI vitin e kaluar

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?