Gati hetimet në SPAK për pastrim parash për Flamur Nokën! Dalin pamjet nga pallati luksoz ku jeton në Tiranë, e bleu me 794 € m², por vlen 4.000 € m²

16 Janar, 15:03| Përditesimi: 16 Janar, 16:33

  • Share

Një apartament 190 metra katror, në katin e dytë të këtij pallati tek Liqeni Artificial i Tiranës, është blerë nga deputeti Flamur Noka me çmimin falë, 794 euro metri katror.

Zona konsiderohet nga më luksozet në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” ngjitur me liqenin, ku sot, në pallatin e famshëm të kuq, mund ta gjesh një apartament më minimalja me 4000 euro metri katror. Kur është bërë shitja në themel, çmimi ka qenë 2.500 euro metri katror.

Por si arriti Flamur Noka, të bëhet pronar i këtij apartamenti të cilin e bleu me një çmim zyrtar prej 151.000 euro, pra mbi 5 herë më pak se sa vlera reale?

Flamur Noka, krahu i djathtë i Sali Berishës, mes vitit 2012 dhe 2013 ka bërë disa veprime të dyshimta, pikërisht kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Noka ka shitur një apartament 83 metra katrorë në katin e 8 në zonën e ish-bllokut, me vlerë 180 mijë euro.

Apartamenti ndodhet në këtë zonë që Report tv sjell me pamje, në pallatin ndërtuar mes viteve 2005-2007. Pra apartamenti i  vjetër është shitur me 2.100 euro m2. Menjëherë më pas, blen apartamentin me çmimin qesharak te Liqeni.

Për ta bërë më të thjeshtë: Flamur Noka shet apartamentin e tij në këtë pallat në rrugën “Andon Zako Çajupi” me çmimin e fryrë mbi 2 mijë euro metri katror, dhe fill më pas, blen në zonën më të preferuar dhe më të shtrenjtë të Tiranës, një tjetër apartament me dyfishin e sipërfaqes, me një çmim qesharake për 151 mijë euro.

Operacion tipik i atyre që për të pastruar paratë që disponojnë cash, fryjnë vlerën e shitjes dhe pakësojnë vlerën e blerjes.

Në vitin 2013, Flamur Noka blen edhe një garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22.400 euro, me 2 vende parkimi, në të njëjtin pallat të kuq buzë liqenit, një tjetër çmim jashtë vlerës reale të tregut. Një garazh dopio në atë pallat kushton jo më pak se 200.000 euro, pra 10 herë më i shtrenjtë se sa ka deklaruar ish ministri. Është pikërisht ky pallat ku sot banon Flamur Noka. Një kat sipër Flamur Nokës, ka zyra edhe Shkëlzen Berisha.

Nëse i referohemi vlerës reale të shtëpisë në zonën më elitare të Tiranës dhe të garazhit, do të shkonte rreth 1 milionë euro.

Janë pikërisht këto mospërputhje midis vlerës së deklaruar dhe vlerës reale mbi të cilën bazohen dyshime të arsyeshme se Flamur Noka mund të ketë pastruar paratë cash, një vepër penale qe edhe nëse është bërë vetëm në vitin 2013 kur ishte ministër, ende nuk është parashkruar dhe për të cilat do të hetojë SPAK. Për pastrim parash kodi penal parashikon një dënim deri 15 vjet burg

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bismarck: 18/01/2024 08:42

    Perse nuk ja marrin te gjithe pasurite dhe t ja shpernadjne popullit? Mos i fusin fare ne burg, t ja sekuestrojne te gjithe pasurite dhe t ja japin popullit ky eshte denimi me i mire per te gjithe politikanet.

    Përgjigju
  • tirana: 17/01/2024 19:35

    noka e bardhi kot lodhen se as nuk i voton me njeri ne kete bote fytyra te bastarduara.

    Përgjigju
  • serxho: 17/01/2024 19:27

    Kjo eshte e tmareshme,keta ndyresira duhen varur,ky derr maloku me kulle ne Lalz,me gjith keteo pallate me cfar i ka bere me rroge.....!!??

    Përgjigju
  • Jari: 17/01/2024 16:14

    Me 2000€ ja blej une mulit!

    Përgjigju
  • populli: 17/01/2024 10:11

    kandidati, sigurimsi i shtetit qe 18 vjec...plera te gjithe majta-djathtas

    Përgjigju
  • Iris: 17/01/2024 02:22

    Noka jo tek Liqeni,por dhe ne Bel-Air te marre vile,prape /MUL/ per ideal mbetet!

    Përgjigju
  • boss: 16/01/2024 22:57

    Aty ka shpi edhe fatmir mediu qe n2010 shkoi te jetoje aty dhe ath kushtonte 600k euro shpia. fatmir mediu i ka bo edhe cunit operacione per transplant veshke nja 3 here ne spitalet me t mira ne austri dmth gjynaf per cunin normal , po prap t ishte cuni i popullit te thjesht sot u shifte nperkujtimore

    Përgjigju
  • O tej: 16/01/2024 22:53

    Flamur Magjar Noka eshte e ardhme Kombit. Lumi ne per kete fat.

    Përgjigju
  • Muli: 16/01/2024 20:46

    Ju keni shume te drejte se eshte skema te merreni me mulin Sipas rradhes dmth i ka ardhe opozites dhe dikush do bej burg dhe nga ktej por persa i perket pallatit te ardian resulit Vete ja ka dhene me kosto ndertimi te gjitheve per interesa personale Me shkelzen e flamur e keltis e zyra qe kane aty bashke me shpi e garazhe, dmth ai dhe mund tia fali skane faj kto , le te shkoj 4000 e 5000 € metri, ato i kane marre fale ndermjet favoreve, sic ka sokol olldashi vile ne gjirin e lalsit vile ne rolling hills vile ne green coast Dhe shtepi ketu dhe te ambasada dhe te juridiku.. Kto jane te krimbur ne leke dhe kane aksione kudo, Ju merreni thjeshte me shpiat... dhe lul basha vile rollin hills vile green coast vile gjiri lalsit, 500 m3 pallat dublex te stadiumi qemal stafa.. Kur ka dhe ish komandanti gardes ndrea prendi shpi ne gjirin e lalsit dhe 4 shpia ne tirane imagjino tjeret!!!

    Përgjigju
  • Mariieta. Xhillari: 16/01/2024 20:20

    Shume mire bejne ti kontrollojne te gjithe e ti vene perpara pergjegjesise.Prandaj cirret e hyn ne parlament si majmuni neprr hekurra e kercen nga penxheret.Se Sali Berisha krta qe i shkojne mbrapa i berri te pasur e ju duket cudi kur te kalojne ne site nga Spaku e te japin llogari per cdo qindarke te pervetesuar padrejtesisht ne kohen e Sali Berishes Pse si erdhi keq Sali Berishes e Flamur Nokes kur ishin ne pushtet e aprovuan aktin normativ per kthimin e pronave ish pronareve te cileve ju dhane mundesine te blinin shtepite ku banonin dhe morren dhe ato shtepi qe sishin te tyret sepse ishin njelloj si tek blloku partizani shtepi te ndertuara mga italia e kur Italia ndertonte blinte dhe truallin pra pronaret u demshperblyhen.Flas konkretisht per pallatin ne rrugen Kont Urani numer 6 ne Tirane ipallati ish radio atirana e vjeter.Pretendent u be familja Nepravishta e e morri ne menyre te padrejte kete pallat pasi ai figuronte ne ministrine e ndertimit prone shteterore e ne zonen e pasurise seshtetit tek lagjja 5.Te gjithe banoret nuk harriten ta privatizonin pallatin pasi pa patur dokumenta pasi nje godine qe qe kopesht femijesh ata e privatizuan por ata vune dore dhe tek ish radio tirana e vjeter ..Shume vite perpjekje per tu privatizuar nga banoret por e pamundur nga qeveria e Berishes Te gjithe familjaret morren avokakat Eduart Halimin dhe gjyqi humbi pasi ai thoshte ata fituan se shiten nje toke ne zonen etiranes se re.Nderss ju po te jepnit te gjithe nga. 5000euro do ta fitonit.Pra nuk u gjet drejtesi.Ne kohen kur Eduart Halimi u be ministrr drejtedie dhe e dinte shume mire qe ai pallat i takonte banoreve qe jetuan me kontrate mbi 40vite dhe nuk harriti as ti priste banoret ne zyre por i braktisi pasi keshtu i mesoi demokratet Sali Berisha.Prandaj te verifikohet pronat e te gjithe demokrateve vecanerisht dhe te Eduart Halimit qe ka shume prona.

    Përgjigju
  • Kolgjeka: 16/01/2024 18:39

    Nese ky eshte standarti qe do perdoret miresetevi nga SPAK. Ather te fillojm me te gjithe nga G Class qe jan bere si buke e djath e deri tek cdo apartament i cdo politikani e biznesmeni. Shikoni drejtorat e drejtorive ne Bashki, Shendetesi, Bujqesi, Tendera, AKU etj se i keni me vila te gjithe nga 600 mij euro e siper ne emra te vleezerve motrave kushurinjve etj. Hec me themel ti futemi ksaj pune se po mbeti vec ke ky mut we ka vjedh dynjane dhe ne Sarande nuk eshte drejtesi.

    Përgjigju
    • Kolgjeka dakord: 16/01/2024 23:05

      Cdo inspektor o vlla qe te AKU e task forcat e tatimeve e Inspektor mjedisi e ispektor ndertimor, shefa qarkullimi, shefi krimit ekonomik, te gjithe kto qe flasim kane biznese dhe dyqane e vila kudo dhe sdine ku ti pastrojne leket, mos te flasim per drejtora te medhenj e te pergjithshem lere pastaj deputet e ministra.. te gjithe kane makina nga 150 mije euro, vila pafund, shtepi kudo ne cdo pallat te ri, dhe normalisht qe sdo i kapni dot me nr llogarish se smbajne leke ne banke Vetem investojne ne ndertime dhe i cojne jashte leket duke blere shtepi ne austri e angli itali e gjermani dhe duke i lene me qera.. Mjafton te shkoni ti shikoni cdo muaj ku i bejne pushimet dhe shoping dhe ku flene kur shkojne jashte shteti, Jane grumbullu bashke te gjithe plerat e korruptuar kudo ne austri e angli e shqiperi kudo kane shtepi afer njeri tjetrit Sepse mesojne nga njeri tjetri cdo fshatar qe ska punu nje dite U be vip shume mire na e bejne ne sepse nuk reagojme karshi asnje padrejtesie, si kto jane dhe gjyqesori keq e me keq.

  • '!<,;:: 16/01/2024 18:01

    Spaku nuk munet me u marr prijher me tan hajnat e PD,Muli hyni pa rradh se kishte mik ky asht ma i vujtuni dhe ma i dhishmi se edhe per gjynah bashkia i ka dhan kredi te zbutun me xerro interes se dhe shpin e vjeter tana tjegullat i ka pas te thyme e shiu ça bjete jasht i hyte mrena!

    Përgjigju
  • tironci: 16/01/2024 17:26

    Te ky pallati me perde sic e quajne tironcat jane mbledh gjithe krimbat e PD Muli, Zeni, Mehilli, katunare e maloke me bollek

    Përgjigju
    • Gini: 16/01/2024 23:34

      Pallat me i shpifur, nje arkitekture banale, e keqe, pa estetike, pa lidhje me dekorin natyror. Eshte si disa blloqe pallatesh ne Kajro te Egjiptit. Te ndertuara keq nga vitet 60!

  • Rrapi: 16/01/2024 17:18

    58-vjeçari invalid nga Dragoti i Tepelenës pa çati mbi kokë apel për ndihmë: Marr pension 7 mijë lek, s’mjafton për ilaçe! Kërkoj shtëpi

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 16/01/2024 16:47

    Ka ditë që REP.TV e ka bër PUBLIKE çështjen korruptive të F.Nokës krahut ekstremist të non gratës. -Siç duket SPAK nuk i lexon e dëgjon denoncimet e këtij TV,ndryshe do kishte reaguar. Shqipëria po tmerrohet nga politiqënët e korruptuar në 33 vite të tipit Noka e nompani me në krye Sb që nuk pyet fare nëse ka drejtësi.

    Përgjigju
  • Gripi: 16/01/2024 16:41

    Muli eshte rritur qe i vogel ne saraje me peshk dhe haviar, prandaj mos ja futni kot se i takon. E ka blere me djersen e b..allit apo me peshtymen kur leh si qen?

    Përgjigju
  • Lspa: 16/01/2024 15:46

    Ore edhe ne 91-shin 4000 euro ka qene metri katror ketu mo se sna kujtohet?

    Përgjigju
    • Or tej: 17/01/2024 00:24

      Me shtrenjte ne Tirane m2 se sa tek Duomo-ja ne mes te Firences or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?