VIDEO/ Gati gjithçka e shkrumbuar! Mijëra të evakuuar nga zjarret në Kroaci, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët

15 Korrik 2023, 11:35| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 12:16

  • Share

Dhjetëra shtëpi dhe makina janë djegur si pasojë e disa vatrave të mëdha të zjarrit që kanë përfshirë rajonin e Shibenikut në Kroaci. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.

Qindra zjarrfikës helikopterë dhe avionët e posaçëm janë angazhuar për shuarjen e zjarreve. Sipas raportimeve të mediave vendase, disa turistë kanë qenë në zonë, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur hetimet.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?