Kronikë

Gati drafti/ Lehtësohet Policia Rrugore, në monitorim të trafikut edhe Policia Bashkiake  

18 Nëntor 2021, 17:08| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 17:11

  • Share

Prej kohësh Policia e Shtetit ka kërkuar që në ndihmë të saj për sigurinë publike dhe sigurinë rrugore të jetë edhe Policia Bashkiake. Siç duket, tashmë, zyrtarisht, Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj i cili është në fazën e konsultimit publik dhe parashikon që policitë bashkiake të kenë më shumë kompetenca se nga ato që kanë aktualisht.

Në bazë të këtij projektligji është bashkëpunimi më i ngushtë midis Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit për sa i përket dy shtyllave kryesore, sigurisë publike dhe sidomos asaj rrugore. Nëse deri më tani, dy policitë i bashkonte vetëm vendosja e gjobave për mjetet, tashmë, kompetenca kryesore që u shtohet bashkiakëve është detyrimi për kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e juridiksionit të tyre, sipas parashikimeve në Kodin Rrugor dhe sipas parashikimeve të marrëveshjeve të bashkëpunimit që lidhen me Policinë e Shtetit.

Kjo nismë pritet të jetë një ndihmë e madhe për Policinë Rrugore, e cila në shumë raste është e detyruar t’i angazhojë efektivët e saj në shumë aktivitete, të cilat mangësi të mbikëqyrjen e të gjithë territorit. Shtimi i respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në kompetencat e policisë bashkiake, përkthehet në më shumë forca policie në dispozicion, dhe synimi është ulja e aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore.

Policia Bashkiake do të jetë e detyruar të bashkërendojë punën me Policinë e Shtetit në drejtim të shkëmbimit të informacionit, në funksion të parandalimit të krimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirane: 18/11/2021 18:35

    Te pa afteve ju shtuan dhe te pa aftet e bashkise qe gjithe diten rrine me bllok ne dore duke mbushur xhamat e makinave me gjoba dhe merren me dy torba fshataresh, trafikun e rregullon vetem sinjalistika e duhur si eshte ne europe vijat e bardha jane zhdukur policet vrojtojne semoforet nuk jane te afte te percaktojne shkeljen rrugore pa sinjalistiken e duhur do kete aksidente

    Përgjigju
  • beni: 18/11/2021 17:49

    Ahahaah tani do dyfishohen hajdutet. Na mungojne vetem hajdutet e bashkive qe te na bejne ligjin. Pervec se rafjes se plakave qe shesin qep buze rrugve do na marrin edhe neve 5 mij leksha. SHtet barsaletash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?