Ish-futbollisti i Chelsea-s Christian Atsu

Gati 24 orë nën rrënoja pas tërmetit, shpëtohet në Turqi ish-futbollisti i Chelsea-s

7 Shkurt 2023, 11:04| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 11:09

  • Share

Futbollisti ganez Christian Atsu, i cili kishte mbetur nën rrënoja pas tërmetit në Turqi është gjetur i gjallë. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i ish-futbollistit të Chelsea-s, i cili qëndroi poshtë ndërtesës së shembur në Hatay për gati 24 orë.

Për momentin 31-vjeçari është në spital ku po merr edhe mjekimin e nevojshëm. Për shkak të situatës së shkaktuar nga tërmet në Turqi, por edhe si pasojë e vdekjes së portierit Malatyaspor, të gjithë aktivitet sportive janë ndërprerë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?