Gary Neville

Gary Neville para finales: Argjentina luan për Messin, Portugalia s'e bëri për Ronaldon

17 Dhjetor 2022, 18:50
  • Share

Cristiano Ronaldo vijon të bëjë lajm me lënien në stol gjatë dy ndeshjeve të fundit me Portugalinë dhe eliminimit të luzitanëve nga Kupa e Botës. Legjenda e Manchester United dhe ish-bashkëlojtari i CR7, Gary Neville është shprehur për Daily Mail se ndryshe nga Argjentina që luan për Messin, te Portugalia nuk e bënë një gjë të tillë për Ronaldon.

“Gjithçka në lojën e Argjentinës sillet rreth Lionel Messit dhe ata luajnë sa më shumë që të jetë e mundur për të përfituar nga aftësitë e tij. Mendova se Fernando Santos do të bënte të njëjtën gjë me Cristiano Ronaldon, i cili është dikush që e njeh prej kohësh. Më duket se diçka ndodhi gjatë garës që i ndryshoi planin dhe Fernando Santos mendoi “Duhet ta lë jashtë Ronaldon”. Kur la jashtë Cristianon, i cili nuk është çdo lojtar, u bë lajm global. Në fund më erdhi keq për Ronaldon, duke parë dikë si ai duke qarë në tunel. Nuk është kurrë një foto e mirë. Ne e dimë se çfarë po mendonte. “Kaq, nuk do të luaj më kurrë në një Botëror”, ka thënë ish-lojtari i "Djajve të Kuq" në një prononcim për Daily Mail.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?