Politikë

Garo: Basha shkëlqen në marrëdhëniet me jashtë, është i duhuri për të na integruar në BE, jo Rama

5 Prill 2021, 16:39| Përditesimi: 5 Prill 2021, 16:47

  • Share

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo tha se Shqipëria meriton më mirë dhe kjo do të vijë vetëm përmes ndryshimit duke votuar Lulzim Bashën. Në një deklaratë për mediat, Garo shprehet se Basha ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë dhe  është lideri i duhur për ta anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në BE.

Garo bëri thirrje që shqiptarët të sjellin ndryshimin përmes votës dhe të rrëzojnë Ramën, që sipas saj ka 8 vite që sjell vetëm dështim për vendin.

"Shqipëria kërkon ndryshim. Çdo qytetar shqiptar e di se nëse ne nuk bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, ne nuk do të jemi në gjendje të bëhemi një vend i zhvilluar.

Për 8 vite, Rama nuk na çoi asnjë hap përpara drejt BE-së. Rama nuk do të sjellë ndryshim në Shqipëri. Dështimi po troket në derë edhe një herë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën atij. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara.

Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe një mandat tjetër. Lulzim Basha, që ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë dhe ia ka dalë që të anëtarësojë Shqipërinë në NATO dhe që bëri realitet udhëtimin pa viza, është lideri i duhur për ta anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në Bashkimin Europian.

 Më 25 prill, ne do të votojmë për Bashën dhe për Partinë Demokratike që t’i sjellim shpresë Shqipërisë. Shqipëria fiton!", shprehet Garo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?