Shoferi i saj u përfshi në sherrin në Hamallaj dhe qëlloi me armën e shërbimit, reagon Nikolla: Akti i dënueshëm! Drejtësia ta zbardhë sa më shpejt

30 Korrik 2023, 18:49| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 19:22

  • Share

1685601834_1662999861LinditaNikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Hamallaj, ku Martin Nikolla, me profesion gardist si dhe shoferi zëvendësues i kryeparlamentares qëlloi me armën e shërbimit në ajër.

Nikolla dënon aktin e rëndë të gardistit e përshëndet policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës  së Republikës (që nga viti 2006) Martin  Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot. Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji.”- shkruan Nikolla.

Një sherr masiv ndodhi sot në Hamallaj të Durrës, pas konfliktit për rrugën midis dy familjeve. Për pasojë tre persona u plagosën, kurse Ministria e Brendshme përjashtoi menjëherë gardistin Martin Nikolla I cili qëlloi në ajër me armë. Policia ka shoqëruar të gjithë personat në konflikt.


Lajmi kryesor:

Sherr për rrugën në Hamallaj! Vëllezërit Nikolla dhunojnë me shkopa bejsbolli familjen Kaçi, gardisti qëllon me armën e shërbimit, arrestohet nga AMP


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?