Garda nuk e la të hynte në Kuvend, Dogjani: Kundër rregullores, ka përfunduar afati i përjashtimit! Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë

21 Dhjetor 2023, 09:32| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 09:57

  • Share

 

Garda e Republikës pengoi 10 deputetë të grupit Berisha-Bardhi që të hynin në seancën ku do të votohet heqja e imunitetit të Sali Berishës. Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, Asllan Dogjani, një prej deputetëve që nuk u la të hynin në Kuvend, tha se është plotësuar afati 10 ditor i përjashtimit të tij dhe deputetëve të tjerë. Sipas tij, fakti që nuk po lihen të hyjnë në Kuvend, shkel rregulloren pasi tashmë kanë kaluar 15 ditë që prej masës së marrë ndaj 7 prej deputetëve.

“Nuk po marrim në konsideratë që po bëhen 15 ditë që jam i përjashtuar. Çfarë të apelosh këtu, sepse këtu drejton dhe urdhëron Edi Rama. Edhe këta deputetët e mazhorancës vetë thonë jemi nën presionin e Edi Ramës. Nuk ka ndodhur kurrë që sot të fusësh mik për të takuar një kriminel. Sot situata është katastrofë. Jemi 10 deputetë të përjashtuar, 7 prej nesh që në seancën e kaluar dhe prandaj e kemi plotësuar 10 ditëshin. Nuk i shpëton askush me këto masa, sepse qytetarët po ndërgjegjësohen përditë”- tha Dogjani.


Lajmi kryesor:

'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?