Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak më parë u futen deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga sekretariati i etikës nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera.
“Kurrë në histori deputetët nuk janë ndaluar kurrë. Edi Rama ka frikë. Shikoni ku arrin verbëria e tij. Sipas tij ata që janë përjashtuar nuk mund të marrin pjesë. As Lukashenko nuk ka marrë vendim të tillë. Ne po mbrojmë kushtetutën nganjë bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama. Nuk lejohet kreu I grupit me ardhë në mbledhje. Garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi dhe deputetët opozitarë nuk tërhiqen, ndërsa ti po tregon fytyrën e vërtetë, turp!” tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Tension në Kryesinë e Kuvendit/ Garda u mbylli portën, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit futen nga dritarja! Berisha: U detyruan të bëjnë tarzanin
S.G/ReportTv.al