Ndrea Prendi dhe Agim Llupo

Kronikë

Garda e Republikës u kërkon lekët e dëmshpërblimit të viktimave të 21 janarit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin ndaj Prendit dhe Llupos: Procesi të vijojë në Gjykatën Administrative

27 Maj 2021, 09:25| Përditesimi: 27 Maj 2021, 09:57

  • Share

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin ndaj Ndrea Prendit dhe Agim Llupos për kompetencën lëndore se cila gjykatë duhet të shqyrtojë padinë e gardës ndaj tyre, mësojenë burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta.

Gjykata Administrative kishte pezulluar shqyrtimin me argumentin se çështja ndodhet në Gjykatën e Lartë. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë procesi duhet të vazhdojë në administrative.

Garda e Republikës kërkon nga Prendi e Llupo të paguajnë dëmshpërblimin ekonomik për viktimat e 21 janarit.  Sipas gardës ata janë shpallur fajtor dhe duhet të paguajnë dëmin duke i kthyer lekët gardës.

Vendimi i Administratives për padinë e cila prej 2018 është depozituar nga Garda e Republikës

Në vitin 2018, Garda e Republikës paditi ish-drejtuesin Ndrea Prendi dhe efektivin Agim Llupo duke kërkuar që ata të paguajnë faturën e dëmshpërblimit për 4 viktimat e 21 Janarit. Garda kërkon që ish-komandanti Ndrea Prendi dhe ish-shefi i njësisë speciale Agim Llupo të dëmshpërblejnë familjet e 4 viktimave si dhe të mbulojnë shpenzimet gjyqësore që kapin vlerën e 2.1 milionë Eurove.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?