Garat me makina fenomen shqetësues, Report Tv në rrugën e ‘Mulletit’ një ditë pasi u ndaluan 11 persona! Asnjë masë e shtuar nga policia

17 Prill 2023, 16:36| Përditesimi: 17 Prill 2023, 16:43

  • Share

Pikërisht në këtë xhep ndalimi rruge, në zonën e Mulletit në Autostradën Tiranë-Elbasan, ditën e dielë po qëndronin gati për të dalë në rrugë dhe garuar si në ’Formula 1’, por në mënyrë të paligjshme, njëmbëdhjetë automjete.

Fatmirësisht, tentativa e rrezikshme e disa njerëzve të papërgjegjshëm që po vinin jetën e tyre në rrezik, por edhe të tjerëve njerëz të pafajshëm që frekuentonin një nga autostradat më të populluara të vendit në ato momente, u konstatua në kohë nga policia. Ata u gjobitën me nga 15 mijë deri në 40 mijë lekë, teksa 3 prej tyre morën masë administrative edhe për xhama të zinj.

Këtë vepër të paligjshme, shoferët e reklamonin edhe në rrjetet e tyre sociale, e madje u bënin ftesë ndjekësve të tyre që të bëheshin pjesë e garave që ata organizonin në këtë aks.

Kanë qenë pikërisht këto njoftime që kanë vënë në lëvizje uniformat blu, por pavarësisht se ngjarja është regjistruar vetëm një ditë më parë, në këtë zonë këtë të hënë nuk kishte asnjë masë të shtuar nga policia.

Por ky nuk është rasti i fundit që rrugët e vendit janë kthyer në pista gare shpejtësie, ku në disa raste kanë rezultuar edhe fatale e kanë marrë jetë të pafajshmish.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tedi: 18/04/2023 14:30

    Policia me te drejte ndeshkon ne baze te kodit rrugir fastert te makinave ,por shteti vet duhet te ndihmoj qe keto mijera qeflish shoehtesie me makina te jene nje piste ku ne baze te nje pagese te yshtrijne hobin e tyre.Kjo ndodh ne shume vende te europes.Nuk eshte cudi qe mund te dalin dhe talente per Formula 1 .Autodromi Elbasanit mund te jete nje i tille qe mund ta shlyej koston per nje kohe jo shume te gjate.Pilotet tane duhen perkeahur nga shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?