Garat e aeronautikës, mbi 50 pilotë për 3 ditë në Berat! Piloti bullgar: Qytet i mahnitshëm, me shumë histori! Islam: Garat sjellin turistë

17 Mars, 17:25| Përditesimi: 17 Mars, 17:34

  • Share

Për tre ditë me rradhë, mbi 50 pilotë kryesisht nga Ballkani, por edhe deri në Angli, morën pjesë në garat e aeronautikës të quajtura “Berati Open Air”. Në të pati disa kategori, pasi pilotët varionin nga mosha 15 deri në 50 vjeç të të dyjave gjinive, ndërsa gara u emërtua “Masteri i qytetit të UNESKOS”. Përveç adrenalinës që të ofron sporti, pjesmarrësit mbetën të mahnitur edhe me bukuritë e qytetit, siç ishte edhe rasti i këtij piloti nga Bullgaria.

“Berati është i mahnitshëm, me shumë histori dhe me njerëz të bukur, siç është Shqipëria në përgjithësi. Dua të them se Shqipëria është vendi im i zemrës, pasi për shumë vite vij dhe bëj garat në Vlorë, por Berati qenka unik, me shumë histori, kala dhe restorante",- wshtw shprehur njw pilot bullgar. 

Një grup i madh pilotësh të apasionuar pas aeronautikës, por edhe të talentuar, ishin nga Kosova.

Sinkron piloti nga Kosova: “Kur vjen puna për të ardhur në Berat asnjëherë nuk përtojmë sepse është vend shumë i mirë dhe me njerëz të veçantë. Këtë garë jam duke luftuar për vendin e parë. Aktualisht jam në 3 vendet e para dhe shpresoj që deri në fund të shpallem edhe fitues",-tha piloti nga Kosova. 

Këto gara, me pjesmarrje të gjërë, vlejnë shumë edhe për promovimin e qytetit.

“Risia është se është edhe ekipi serb, që s’kanë qenë më herët. Mbi të gjitha është toplista e pilotëve në botë në garën e precizionit. Mbi të gjitha vijnë edhe për turizëm sepse të gjithë familjarët e tyre dalin në qytet, ndërsa gara vijon këtu",-u shpreh Alket Islami, president i Federatës së Aeronautikës

Këto gara janë në axhendën e përvitshme të federatës shqiptare të aeronutikës, me qëllim që pas disa viteve të fitojë eksperiencën e duhur për organizimin e një gare botërore.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?